Sistemi i sigurimit social

Banoret dhe banorët e Zvicrës janë të mbrojtur përmes sigurimeve sociale prej rreziqeve të ndryshme. Sigurimet ndihmojnë për shembull atëherë, kur dikush e humb punën e tij apo sëmuret. Mirëpo ato mbështesin edhe familjet edhe të moshuarit.

Parimet

Sigurimet sociale financohen nga banoret dhe banorët e Zvicrës. Këtu vlen principi i solidarizimit: Shumica e popullit paguan, ndërsa individi apo grupe të caktuara marrin mbështetje. Sigurimet sociale në përgjithësi janë të detyrueshme. Tek të punësuarit, kontributet zbriten direkt nga rroga. Mirëpo edhe punëdhënëset dhe punëdhënësit, të vetëpunësuarit dhe të papunët japin kontribute financiare.

Përfitimet

Sigurimet sociale i mbështesin njerëzit në situata të caktuara të jetës. Ato paguajnë para ditore, pensionet ose shtesat apo marrin përsipër shpenzimet në sëmundje dhe aksidente. Të gjitha sigurimet sociale janë të rregulluara nga shteti.

Kur mund të marrësh mbështetje?