Papunësia

Të gjithë të punësuarit janë të siguruar kundër papunësisë. Kush mbetet i papunë, merr normalisht një mbështetje financiare për një kohë të caktuar. Të papunët duhet të lajmërohen në qendrat rajonale për ndërmjetësim punësimi (RAV). Kjo zyrë ndihmon në kërkimin e një vend pune.

Sigurimi i të papunëve

Sigurimi i të papunëve (ALV) është një sigurim shtetëror dhe është i detyrueshëm për të gjithë të punësuarit. Kontributet mujore për të zbriten direkt nga rroga, punëdhënësi paguan gjysmën. Të vetëpunësuarit nuk mund të sigurohen te sigurimi i të papunëve. Kush mbetet pa punë, merr një zëvendësim mujor rroge (para për të papunët) prej një arke për të papunët. Nëse, kur dhe në çfarë shume paguhen paratë për të papunët (Arbeitslosengeld), kjo varet prej shumë faktorëve. Për shembull prej pyetjes, se sa gjatë ka punuar personi apo për çfarë arsye ka mbetur i pa punë.

Hapat e nevojshëm gjatë punësisë

Është e detyrueshme të regjistroheni në qendrën përgjegjëse rajonale të punësimit (Regionales Arbeitsvermittlungszentrum, RAV). Idealja do ishte, që kjo të bëhej para ditës së fundit të punës, por duhet të kryhet jo më vonë se në ditën e parë të papunësisë. Të gjitha hapat e mëtejshëm shpjegohen atje.

Qendra rajonale për ndërmjetësim punësimi

Qendra rajonale për ndërmjetësim punësimi (RAV) ndihmon për të gjetur përsëri shpejt një vend pune. Bisedat këshilluese në RAV janë të detyrueshme, kur dikush tërheq para për të papunët. RAV ofron edhe kurse dhe programe veprimtarie. Këto gjithashtu janë pjesërisht të detyrueshme. Edhe personat, që kurrë nuk kanë punuar në Zvicër dhe kërkojnë një vend pune, mund të lajmërohen në RAV. Mirëpo ata nuk marrin para.