Sigurimi i pensionit në pleqëri dhe i personave të lënë pas (shtylla nr. 1, 1. Säule)
Sigurimi i pensionit në pleqëri dhe i personave të lënë pas (AHV) është një institucion shtetëror. Shumica e personave të rritur duhet të paguajnë kontribute për këtë. Shumat zbriten te të punësuarit ҫdo muaj direkt nga rroga, punëdhënësi merr përsipër gjysmën. Të vetëpunësuarit apo personat pa vend pune duhet të pyesin në arkën e balancimeve (Ausgleichskasse), se si duhet t'i paguajnë kontributet e tyre. AHV iu paguan pensionistëve një pension mujor. Lartësia e pensionit varet prej shumës, e cila është paguar. Edhe në rast vdekjeje, AHV i mbështet bashkëshortët dhe fëmijët e personit të vdekur (Pension për të veja dhe vejanë dhe për jetimë). Secili dhe secila merr një letërnjoftim AHV me numrin personal të sigurimit.