Sigurimi i invaliditetit
Sigurimi i invaliditetit (IV) është institucion i shtetit. Shumica e personave të rritur duhet të paguajnë kontribute për këtë. Kontributet zbriten tek të punësuarit ҫdo muaj prej rrogës, punëdhënësi merr përsipër gjysmën. Të vetëpunësuarit apo personat pa vend pune duhet të pyesin te arka e balancimeve (Ausgleichskasse), se si duhet t`i paguajnë kontributet e tyre.