Universitetet / shkollat e larta specializuese

Zvicra njeh dy tipa shkollash të larta. Universitetet dhe shkollat e larta specializuese. Për pranimin me dëftesa të jashtme mature bëni mirë të informoheni drejtpërsëdrejti tek shkolla e lartë.

Sistemi i shkollave të larta

Në shkollat e larta të Zvicrës dallojmë universitete dhe shkolla të larta specializuese (Fachhochschulen). Në shkollat e larta specializuese, mësimi bëhet më shumë me orientim praktik, kurse në universitete më tepër me orientim teorik. Të dy tipat e shkollave shihen si të barabartë dhe janë formuar sipas sistemit evropian të Bolonjës. Ato përmbyllen me një Bachelor apo Master, që pranohet në Evropë.

Pranimi

Në varësi të shkollës së lartë vlejnë kushte të ndryshme pranimi. Me dëftesa të maturës zvicerane pranimi në shkollat e larta është i garantuar. Matura të përfunduara jashtë vendit nuk njihen në çdo rast. Për pranimin në një program studimi, ju duhet të komunikoni direkt me shkollën e lartë (universitetin/shkollën e lartë specializuese), ku dëshironi të studioni. Në përgjithësi, njohuri shumë të mira në gjuhën gjermane vihen si parakusht. Një përjashtim ofrojnë disa programe studimi, të ofrohen plotësisht në anglisht. Këshillimorja për profesion, studim dhe karrierë (Berufs-, Studien- und Laufbahnberatung) informon falas për mundësitë e ndryshme në nivelin terciar.

Arsimimi i lartë profesional

Veç shkollave të larta në Zvicër edhe arsimimi i lartë profesional është një rrugë e preferuar për t'u arsimuar më tej. Ky iu mundëson profesionistëve të shkolluar një specializim dhe thellim të njohurive profesionale si dhe marrjen e detyrave udhëheqëse. Arsimimi i lartë profesional pasohet pas arsimimit profesional bazë (formimi profesional, Berufslehre). Për këtë nuk nevojitet matura. Këshillimorja për profesion, studim dhe karrierë (Berufs-, Studien- und Laufbahnberatung) informon falas për mundësitë e ndryshme.