Njohja e diplomave

Në Zvicër, diplomat e huaja dhe certifikatat nuk janë çdoherë të vlefshme. Sado, në rrethana të caktuara është e mundësia, që të bëhet njohja e diplomës. Për disa profesione kjo kërkohet detyrimisht.

Njohja

Personat me një diplomë të huaj mund të bëjnë njohjen e diplomës në Zvicër me disa kushte. Me njohjen vërtetohet, që diploma e huaj apo një certifikatë tjetër e huaj ka të njëjtën vlerë si diploma ose certifikata zvicerane. Te profesionet e rregulluara (p.sh. profesionistë të përkujdesjes mjekësore, mësues etj.), njohja është e nevojshme për të ushtruar profesionin. Në varësi të profesionit apo formimit profesional, kompetencën për njohjen e kanë zyra të ndryshme. Njohja kushton. Informacione jep zyra nacionale e kontaktit për njohjen e diplomave ose këshillimorja për profesion, studim dhe karrierë (Berufs-, Studien- und Laufbahnberatung).

Vërtetim për nivelin e arsimimit

Te profesionet e parregulluara, njohja e diplomës apo e certifikatës nuk është e nevojshme për të punuar në Zvicër. Për këto profesione mund të bëhet kërkesa për një vërtetim niveli (Niveaubestätigung). Kjo tregon vlerën e diplomës së huaj brenda sistemit arsimor në Zvicër. Ky vërtetim mund të ndihmojë gjatë kërkimit të një vendi pune. Informacione për vërtetimin e nivelit jep zyra nacionale e kontaktit për njohjen e diplomave (Nationale Kontaktstelle für Diplomanerkennung) ose këshillimorja për profesion, studim dhe karrierë (Berufs-, Studien- und Laufbahnberatung).

Marrja e mëvonshme e diplomës së profesionit

Të rriturit me përvojë në një profesion mirëpo pa diplomë të njohur apo pa certifikatë të njohur mund të marrin më mbrapa certifikatën e një arsimimi profesional bazë ose të një arsimimi të lartë profesional. Ecuria varet nga arsimimi i mëparshëm, nga përvoja në profesion dhe nga mosha. Në çdo rast, njohja e mirë e gjuhës gjermane është një parakusht qendror (niveli B1/B2 sipas GER). Të interesuarit mund të informohen dhe këshillohen falas te këshillimorja për profesion, studim dhe karrierë (Berufs-, Studien- und Laufbahnberatung). Kush bën diplomimin e mëvonshëm të një profesioni, përmirëson shanset e veta në tregun e punës dhe ka qasje në arsimim e mëtejshëm.