Raportimi i një vdekjeje
Kur një njeri prej familjes suaj vdes, një mjek ose mjeke duhet të plotësojë certifikatën e vdekjes. Pastaj ju duhet t'ia lajmëroni vdekjen zyrës së gjendjes civile të kantonit Basel-Stadt.
Personi vdes në spital, në strehimore pleqsh ose në stehimorën e përkujdesjes:
- Drejtoria e spitalit ose të strehimores duhet t'ia lajmërojë vdekjen zyrës së gjendjes civile.
Personi vdes në një vend tjetër:
- Ju si të afërmit duhet t'ia lajmëroni vdekjen zyrës së gjendjes civile të kantonit Basel-Stadt.
Çdo njeri, që jeton në kantonin Basel-Stadt, merr një varrim me arkivol ose me urnë falas.