Sistemi i sigurimit
Në Zvicër, të gjitha banoret dhe banorët duhet të kenë një sigurim nga aksidentet dhe sëmundjet. Kush shpërngulet këtu, duhet t'i lidhë kontratat e sigurimeve në tre muajt e parë. Fëmijët duhet të sigurohen brenda tre muajve pas lindjes. Shërbimet e sigurimeve të detyrueshme janë të rregulluara me ligj. Të gjithë të siguruarit kanë të drejtë për të njëjtin trajtim mjekësor.