Shërbimet gjatë shtatzënisë dhe lindjes
Shërbimet mjekësore në lidhje me shtatzëninë ose lindjen mbulohen nga sigurimi shëndetësor bazë (Grundversicherung). Këtu bëjnë pjesë kontrollet e rregullta para lindjes, lindja vetë dhe përkujdesja e nevojshme më pas. Gratë shtatzëna duhet t`i drejtohen me kohë një mjeke, mjeku apo mamie. Spitalet dhe mamitë ofrojnë kurse përgatitjeje për lindjen (Geburtsvorbereitungskurse). Ka kurse speciale për migrante dhe migrantë. Lindja mund të bëhet në spital, në një shtëpi lindjeje apo te shtëpia.