Barnatoret
Barnatoret shesin barna, për të cilat duhet detyrimisht një recetë (e lëshuar nga mjeku), si dhe të gjitha barnat e tjera. Për një sëmundje të lehtë rekomandohet, që të shkoni fillimisht në barnatore. Farmacistet dhe farmacistët janë të arsimuar mirë dhe këshillojnë klientet dhe klientët e tyre. Barnatorja për raste urgjente në adresën Petersgraben 3 është e hapur edhe natën dhe në fundjavë, kështu që edhe në raste urgjente mund të merren barna.