Si të gjesh punë

Nё krahasim me vendet e tjera ka vetёm pak tё papunё nё Zvicёr. Sado, kërkesat ndaj punёkёrkuesve janë tё larta. Dёftesat dhe diplomat kanё domethёnie tё madhe. Njohuria e gjuhёs gjermane ёshtё njё parakusht i rëndësishëm pothuajse pёr ҫdo vend tё punёs.

Kualifikimet

Në Zvicër, certifikata profesionale, diploma dhe kualifikime të mëtejshme kanë një vlerë të lartë gati në të gjitha profesionet. Diplomat e huaja nuk pranohen çdoherë. Gjatë kërkimit të një pune, edhe dëftesat e punës të punëdhënësve të mëparshëm janë shumë të rëndësishme. Për shumicën e vendeve të punës nevojiten njohuri të gjuhës gjermane.

Si të gjesh një vend pune

Oferta për vende pune gjinden gazeta ditore edhe në portale të ndryshme të internetit. Ka gjithashtu zyra private ndërmjetësuese për punësim. Qendrat publike rajonale për ndërmjetësim punësimi (RAV) mund të ndihmojnë gjatë kërkimit të një punësim. Atje kompjutera dhe gazeta ditore janë në dispozicion, dhe punonjësit i këshillojnë punëkërkuesit.

Aplikimi

Për një vend pune aplikimi bëhet normalisht me shkrim me e-mail ose onlajn. Për një aplikim nevojiten të paktën një jetëshkrim, një letër motivimi dhe, nëse është mundësia, kopje të dëftesave përfundimtare, të diplomave dhe të dëftesave e punës. Nëse punëdhënësi është i interesuar, aplikuesi ftohet për një bisedë personal prezantimi. Zyra të ndryshme ofrojnë mbështetje falas për përpilimin e aplikimeve.