Sistemi tatimor
Në Zvicër konfederata, kantonet, komunat dhe bashkësitë fetare sipas të drejtës publike marrin tatime (Steuern). Ka tatime direkte dhe indirekte. Tatimet më të rëndësishme direkte janë tatimi mbi të ardhurat dhe tatimi mbi pasurinë, këto duhet të paguhen direkt nga personi, që e ka detyrimin tatimor. Tatimet indirekte ndër të tjera janë tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi për duhan apo tatimi për naftë. Këto tatime përfshihen në çmimin e mallrave. Meqë kantonet dhe komunat kanë përgjegjësinë për shumë tatime, ekzistojnë dallime të mëdha në tatimet direkte mes vendbanimeve. Bashkëshortët tatimohen së bashku.