Faturat (Rechnungen) dërgohen normalisht përmes postës me një fletëpagesë ose me e-mail. Ka tri mundësi për t`i paguar:
- E- Banking: Pagesa përmes internetit është shumë e përhapur dhe e sigurt.
- Në sportel: Me fletëpagesën mund të paguash me para të gatshme në postë. Kush ka një llogari bankare te posta, mund të porosisë transferimin e pagesës direkt prej llogarisë bankare. Klientet dhe klientët e bankës mund të porosisin pagesat edhe në sportelin e bankës.
- Përmes postës: Urdhrat e pagesave mund të dërgohen edhe me letër në bankë apo në postë. Informacione më të detajuara ju ofrojnë banka apo posta.
Mundësitë për pagesën e faturave të përsëritshme:
- Skema e debitimit direkt (LSV) është e rehatshme, ngaqë pagesa e faturave kryhet automatikisht nga llogaria bankare. Informacione për këtë japin dërguesit e faturave apo banka/posta.
- Nëse shuma e faturës është gjithnjë e njëjtë (p.sh. qiraja), mund të bëhet një urdhëresë automatike për pagesën (Dauerauftrag) në bankë apo postë.
Faturat janë gjithmonë me një afat të caktuar për pagesë. Nëse afati nuk respektohet, si pasojë mund të ketë: Një mbledhje e borxhit nga zyra e përmbaruesit (Betreibung).