Borxhet

Kur dikush nuk i paguan faturat në kohën e duhur, kjo mund të ketë pasoja serioze. Në probleme me financat, qendrat këshilluese për borxhe ofrojnë mbështetje.

Paralajmërimet dhe mbledhja e borxhit nga zyra përmbaruese

Ai që nuk paguan një faturë me kohë, merr normalisht një paralajmërim të parë dhe të dytë (Mahnung). Sado, kreditorët edhe kanë mundësinë në çdo kohë të nisin mbledhjen e borxhit (Betreibung) nga zyra e përmbaruesit. Në këtë rast debitorja apo debitori merr një urdhër për pagesë nga zyra përgjegjëse e përmbaruesit (Betreibungsamt). Me këtë shkaktohen taksa. Kush është i mendimit, që mbledhja e borxhit nuk është e drejtë ndaj tij, mund të mbrohet te zyra kompetente e përmbaruesit nga mbledhja e borxhit me një deklaratë kontestuese (Rechtsvorschlag). Kujdes: Përmbarimi mund të çojë në sekuestrimin e rrogës apo të gjërave me vlerë. Përveç kësaj përmbarimet regjistrohen në regjistrin e përmbarimeve (Betreibungsregister) (edhe kur debitori në fund ka paguar). Kjo ndër të tjera mund të paraqesë problem gjatë kërkimit të një banese.

Borxhet

Kush ka probleme financiare apo borxhe, mund t'i drejtohet një këshillimoreje për borxhe (Schuldenberatungsstelle). Aty ai gjen mbështetje. Ekspertët shikojnë situatën së bashku me të prekurin dhe kërkojnë zgjidhje. Organizata Caritas ofron një këshillim anonim përmes telefonit: "SOS-Schulden" Beratungs-Hotline, Telefon 0800 708 708 (falas). Sipas nevojës i prekuri do të dërgohet në një zyrë tjetër. Këshillimorja Plusminus ofron ndihmë dhe informacione të dobishme.