Llojet e lejës
Ai që gjatë qëndrimit të tij në Zvicër punon apo qëndron më shumë se tre muaj, ka nevojë për një leje qëndrimi. Kjo lëshohet nga zyra kantonale për migrimin (Migrationsamt). Ka dallim midis lejeve të shkurtra të qëndrimit (deri 1 vit), lejeve të qëndrimit (të kufizuara) dhe lejeve për vendqëndrim pa kufizim (pa afat) si dhe lejeve të udhëtarëve ndërkufitarë.
- Leja e shkurtër e qëndrimit (L): Kjo leje është për personat, të cilët për një kohë të caktuar (më së shumti një vit) jetojnë në Zvicër për një arsye të caktuar qëndrimi. Shumica e nënshtetaseve dhe nënshtetasve të shteteve të BE-së/EFTA, që mund të parashtrojnë vërtetim për një marrëdhënie pune nga 3 muaj deri në një vit (kontratë pune), kanë të drejtën e kësaj leje.
- Leja e qëndrimit (B): Kjo leje është për personat, të cilët qëndrojnë për kohë më të gjatë në Zvicër. Shumica e nënshtetaseve dhe nënshtetasve të shteteve të BE-së/EFTA kanë një të drejtë për këtë leje, nëse mund të parashtrojnë vërtetim, që ata punojnë për shumë se një vit në Zvicër (kontratë pune). Leja e qëndrimit u ndahet nënshtetaseve dhe nënshtetasve të shteteve të BE-së/EFTA për pesë vite. Për personat nga shtetet e tjera vlefshmëria e lejes është një vit. Pastaj duhet të parashtrohet kërkesa për zgjatjen e lejes. Për zgjatjen e lejes së këtyre personave mund të vendosen kushte, p.sh. ndjekja e në një kursi të gjuhës gjermane. Ata nuk kanë një të drejtë për zgjatjen e lejes. Arsyet, që mund të ndikonin kundër një zgjatjeje, janë p.sh. vepra penale ose varësia nga ndihma sociale. Leja e qëndrimit shuhet, nëse personi qëndron jashtë vendit për më shumë se gjashtë muaj pa ndërprerje. Edhe refugjatët të pranuar e marrin lejen e qëndrimit B.
- Leja për vendqëndrim pa kufizim (C): Kjo leje mund të merret pas 5 apo 10 vitesh qëndrim në Zvicër. Edhe këto vlejnë kushte të ndryshme për persona nga shtetet të BE-së/EFTA dhe nga shtetet e treta. Në rastin e shpërnguljes jashtë vendit, leja për vendqëndrim pa kufizim mund të mbajë vlefshmërinë për maksimalisht katër vjet në kushte të caktuara. Për këtë duhet të parashtrohet një kërkesë në zyrën për migrimin.
- Pranimi i përkohshëm (F): Këtë leje e marrin kërkuesit e azilit, të cilët marrin njohjen si refugjatë, mirëpo pranohen përkohësisht. Leja duhet të rinovohet çdo vit.