Përgjegjësia personale ndaj palëve të treta
Kur dikush lëndon një person tjetër apo dëmton një send, që i takon një personi tjetër, ai mban përgjegjësinë financiare për këtë veprim. Kjo vlen edhe atëherë, kur dëmi nuk është shkaktuar me qëllim. Shpenzimet mund të jenë shumë të larta. Kur dikush për shembull lëndon dike gjatë ngasjes së skive, dëmi mund të shkojë në qindra mijëra franga.