Mbajtja e shtazëve shtëpiake
Kush jeton në një banesë me qira, në çdo rast lejohet të mbajë kafshë të vogla, si derra Indie, brejtës, kanarina apo peshq. Mirëpo mund të jetë, që mbajtja e kafshëve më të mëdha (edhe macet apo qentë e vegjël) janë të ndaluar në kontratën e qirasë. Edhe shtazët, që shkaktojnë zhurmë apo janë të rrezikshme, mundet t`i ndalojë qiradhënësi ose qiradhënësja. Përveç kësaj, mbajtëset dhe mbajtësit e shtazëve duhet ta respektojnë ligjin për mbrojtjen e kafshëve. Nuk lejohet për shembull, që nga species të caktuara të mbahet një shtazë e vetme (p.sh. lepujt e butë). Po ashtu, madhësia e kafazit dhe pajisja e tij janë të përcaktuar. Shumë shtazë (shtazë ekzotike) nuk lejohen fare të sillen në Zvicër. Për disa të tjera nevojitet një leje speciale nga autoriteti veterinar.