Ditët festive
Festat zyrtare janë të rregulluara në ligjin mbi punën dhe ligjërisht kanë të njëjtin rang si ditët e diela. Data një gusht (dita festive nacionale) është festë zyrtare në të gjithë Zvicrën, që është e përcaktuar me ligj. Gjithashtu çdo kanton mundet të përcaktojë edhe festa të tjera zyrtare. Në kantonin Basel-Stadt këto ditë janë festa zyrtare: Viti i ri (1 janar), e premtja e zeze (e premtja para pashkëve), pashkët, dita e punës (1 maj), ngritja në qiell (e enjte 40 ditë pas të dielës së pashkëve), festa e rrëshajave, festa nacionale (1. gusht), Krishtlindjet (25 dhjetor), dita e Stefanit (26 dhjetor).