Regjistrimi zyrtar
Të gjithë personat, që vijnë për herë të parë me shtëpi në Kantonin Basel-Stadt, duhet të lajmërohen brenda 14 ditëve tek zyra e regjistrimit civil në vendbanimin e tyre (Basel, Riehen ose Bettingen).
Ju jeni nga Zvicra ose ju jeni nga një shtet i BE-së ose nga një shtet EFTA:
Ju mund të lajmëroheni ose me shkrim, me E-Umzug CH ose personalisht në zyrën e regjistrimit civil Basel-Stadt, në Riehen ose Bettingen.
Ju nuk jeni nga një shtet i BE-së ose nga një shtet EFTA:
Ju lutemi të vini në zyrën e regjistrimit civil (Einwohneramt) në qendrën e klientëve Spiegelhof. Atje duhet të regjistrojmë të dhënat tuaja biometrike. Për regjistrimin duhet të paguani një taks.
Kjo është adresa:
Kundenzentrum Spiegelhof
Spiegelgasse 6
4001 Basel
Tel. 061 267 70 60
Çfarë ju duhet për regjistrimin?
Ju lutemi të informoheni gjerësisht më përpara, se çfarë dokumentesh duhet të merrni me vete.
Dokumentet duhet të jenë në gjermanisht, frëngjisht, italisht ose anglisht.
Këto dokumente ju duhen me patjetër:
- Formular regjistrimi (Anmeldeformular). Ju duhet ta plotësoni formularin e regjistrimit më përpara.
- Fotokopje me ngjyra e pasaportës suaj të vlefshme ose të kartës suaj të vlefshme të identitetit (për EU/EFTA)
- Fotokopje e kontratës suaj me qira ose e kartës suaj të identitetit për banesën
Ndoshta edhe këto dokumente ju duhen:
- Viza
- Kontrata e punës
- Deklarata mbi evidencën penale
- Certifikata e martesës
- mundet edhe të tjera
Nëse shpërnguleni brenda kantonit ose largoheni me shtëpi nga kantoni Basel-Stadt, ju gjithashtu duhet të lajmëroheni tek zyra e regjistrimit civil.
Ju nuk jeni nga një shtet i BE-së ose nga një shtet EFTA, por tashme jetoni në Zvicër:
Në rastin e një ndërrimi të kantonit, kërkoni para ardhjes suaj me shtëpi në kantonin Basel-Stadt miratimin e entit për migrimin. Regjistrimi është i mundur vetëm pas këtij hapi.