Bashkëjetesa në Zvicër

Secili vend ka të karakteristikat e veta kulturore. Kështu ka edhe në Zvicër mënyra të caktuara e sjelljes, të cilat duhet t`i njihni.

Kultura të ndryshme

Në Zvicër ekzistojnë kultura dhe mentalitete të ndryshme. Arsyeja për këtë qëndron edhe në katër gjuhët zyrtare. Diçka, që është normale në pjesën gjermane të Zvicrës, mund të jetë totalisht ndryshe në pjesën franceze të Zvicrës. Mund të ketë edhe ndryshime të mëdha midis qytetit dhe fshatit. Sado ka tradita, që janë njësoj kudo në Zvicër.

Përshëndetjet

Kështu përshëndetemi në Zvicër: Zakonisht japim dorën dhe vështrojmë njëri-tjetrit në sy. Gjithashtu burrat dhe gratë vështrojnë njëri-tjetrit në sy. Në Basel themi "Griezi". Kur njerëzit njihen shumë mirë, ata thonë edhe "Sali" ose "Hoi". Në fshat njerëzit përshëndeten në rrugë, edhe kur nuk njihen.

Në Zvicër kurtuazia është diçka e rëndësishme. Prandaj themi shpesh "faleminderit" dhe "ju lutem". Për shembull në shitore ose në restorant themi disa herë "faleminderit" dhe "ju lutem".

Përpikëria

Në Zvicër, përpikëria është shumë e rëndësishme, posaçërisht në punë. Nëse vonoheni më shumë se 5 minuta, ju lutemi ta lajmëroni më kohë. Ju doni të takoni dikë? Atëherë pajtohuni më parë për një termin.

Komunikimi indirekt

Në Zvicër zakonisht nuk shprehim kritikë drejtpërsëdrejti. Shpesh dëftojmë vetëm me një shenjë. Megjithatë nisemi nga mendimi, që njeriu tjetër e kupton kritikën. Nëse ju ende nuk e zotoni mirë gjermanishten, kjo është posaçërisht e vështirë për ju.

Veç kësaj nganjëherë u shmangemi konflikteve. Komshinjtë tuaj për shembull ndihen të bezdisur? Atëherë ndoshta nuk vijnë tek ju personalisht, por ju shkruajnë një letër. Ju nuk jeni të sigurt, nëse e keni kuptuar tamam? Atëherë më mirë pyesni edhe një herë.