Alkooli / duhani / droga

Kush mban, konsumon apo shet droga, kryen një vepër penale. Për shitjen e alkoolit dhe të duhanit ekzistojnë kufij moshe.

Droga

Mbajtja, shitja apo konsumimi i drogave ilegale është vepër penale. Kjo vlen edhe për sasi të vogla. Cilat substanca janë ilegale, kjo është e rregulluar në ligjin për lëndë narkotike (Betäubungsmittelgesetz). Shitja e drogës në mënyrë profesionale ndëshkohet me dënime të larta.

Alkooli dhe duhani

Për shitjen e alkoolit dhe duhanit ka kufizime moshe. Në kantonin Basel-Stadt, duhani dhe pijet alkoolike nuk lejohen t'u shiten të rinjve nën 16 vjeç. Për pije të caktuara alkoolike siç janë pijet e forta alkoolike, kufiri në moshë qëndron te 18 vjeç.

Ndalimi i pirjes së duhanit

Ndalimi i pirjes të duhanit në Zvicër është i rregulluar ndryshe në varësi të kantonit. Kantoni Basel-Stadt mbështetet në ligjin e konfederatës për mbrojtjen nga pirja pasive e duhanit dhe në ligjin kantonal i hotelerisë. Ndalim i pirjes të duhanit vlen në:

  • hapësirat e mbyllura me qasje publike (spitalet, administratat, shkollat, muzetë, kinema, teatër, tren, autobusë, shitore, dhe qendra tregtare).
  • Hapësirat, në të cilat shumë persona e kanë vendin e tyre të punës.

Se a është e lejuar të pihet duhan në restorant, varet nga madhësia e restorantit. Në disa restorante ka dhoma të ndara për pirjen e duhanit.