Tërheqja e familjes
Kur jetoni këtu, ndoshta edhe të afërmit në linjë të drejtë lejohen të vijnë me shtëpi në Zvicër (tërheqja e familjes, Familiennachzug). Për cilët anëtare të familjes mund të aplikoni? Kjo varet nga fakti, se cilën nënshtetësi dhe cilën leje qëndrimi ju keni. Ndoshta familja juaj edhe lejohet të vijë këtu me shtëpi, nëse jeni pranuar vetëm paraprakisht dhe keni një letërnjoftim F.
Zyra për migrimin (Migrationsamt) vendos, nëse familja juaj lejohet të shpërngulet këtu me shtëpi. Zyra për migrimin ju informon, çfarë duhet të bëni dhe çfarë dokumentesh ju duhen.
Kujdes:
Ju duhet të aplikoni për tërheqjen e familjes brenda një afati të caktuar. Afati për fëmijët është më i shkurtër se te personat e rritur, për shembull tek bashkëshorti juaj.