Partneriteti

Në Zvicër ka mënyra të ndryshme sesi njerëzit bashkëjetojnë. Nëse doni të martoheni, ju duhet të jeni të paktën 18 vjeç. Të dy partnerët në martesë kanë të drejta të barabarta.

Bashkëjetesa

Në Zvicër, shumë gjëra kanë ndryshuar në dekadat e fundit. Shpesh çifte të pamartuar jetojnë së bashku (bashkëjetesë jashtë martese, Konkubinat). Çiftët dhe kanë po ashtu fëmijë të përbashkët. Një ndarje të roleve në mes partnerëve nuk ka. Kjo do të thotë, që burrat dhe gratë nuk duhet të marrin përsipër detyra të paracaktuara.

Edhe çifte me gjininë e njëjtë lejohen të bashkëjetojnë, për shembull një burrë me një burrë ose një grua me një grua. Ata kanë të njëjtat të drejta si çifte të tjera lejohen edhe të martohen.

Lidhja e martesës

Për t'u martuar në Zvicër, ju duhet të jeni të paktën 18 vjeç. Edhe çiftet e të njëjtit seks mund të martohen: Një burrë mund të martohet me një burrë, dhe një grua mund të martohet me një grua. Nëse doni të martoheni, ju duhet të lajmëroheni në Zyrën e gjendjes Civile Basel-Stadt (Zivilstandsamt). Zyra e gjendjes civile fillon atëherë të ndërmarrë "procedurën për parapërgatitjen e martesës". Me këtë procedurë parapërgatitet lidhja e martesës. Zyra shqyrton për shembull, nëse të dy partnerët lejohen të martohen. Nëse procedura ka përfunduar, ju duhet të martoheni brenda tre muajve. Zyra e gjendjes civile ju informon, se si zhvillohet procedura dhe se çfarë dokumentesh ju nevojiten.

Ndoshta njëri prej partnerëve jeton ende jashtë vendit. Ju mund të bëni një kërkesë. që partneri lejohet të hyjë në Zvicër (përgatitja e lidhjes së martesës). Kësisoj ju të dy mund të martoheni këtu në Zvicër.

Ndoshta Zyra e gjendjes civile ka një dyshim, që ju mund të lidhni një martesë të falsifikuar (Scheinehe). Martesë e falsifikuar do të thotë: Ju martoheni vetëm për qëllim, që njëri prej partnerëve të mund të jetojë në Zvicër. Zyra e gjendjes civile mund të refuzojë lidhjen e martesës. Nëse tashme keni lidhur martesën, zyra mund të shpallë martesën të pavlefshme. Martesa zgjidhet atëherë sërish. Ose ndoshta ju humbni lejen e qëndrimit për shkak të martesës së falsifikuar.

Të drejtat dhe detyrimet

Partnerët në martesë kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime, kështu e përcakton ligji. Ata kanë të drejta të barabarta. Të dy partnerët bashkëshortorë duhet të martohen me dëshirë. Në një martesë të detyruar (Zwangsheirat) dikush detyrohet të martohet. Nëse zyrtarët e kuptojnë, mund ta shpallin këtë martesë të pavlefshme. Personat, që kanë detyruar persona të tjerë që të martohen, marrin një dënim.

Ju e keni ndenjen që detyroheni të lidhni një martesë? Zyra këshilluese zwangsheirat.ch ju mbështet. Telefonata është pa pagesë. Ky është numri i telefonit: 0800 800 007

Planifikimi familjar

Ju keni pyetje për planifikimin familjar, shtatzënësinë dhe seksualitetin? Në kantonin Basel-Stadt ka qendra këshilluese për këtë temë. Këto vende informojnë për tema të ndryshme si mbrojtja nga shtatzënia, problemet seksuale, shëndetin seksual, sëmundjet e organeve gjenitale ose nëse mbeteni shtatzënë pa dëshirën tuaj. Ato ju këshillojnë gjithashtu, nëse prisni një fëmijë ose tashme keni fëmijë.

Shkurorëzimi

Ju jeni të martuar dhe doni të shkurorëzoheni? Atëherë mund të bëni një kërkesë për shkurorëzim para gjykatës civile në Basel-Stadt (Zivilgericht). Kërkesën për shkurorëzim ju mund ta bëni vetëm. Ose ju e bëni kërkesën për shkurorëzim së bashku me bashkëshortin tuaj.

Ju e keni lidhur martesën jashtë vendit? Edhe atëherë ju mund të divorcoheni sipas të drejtës zvicerane. Por për këtë ju duhet të banoni në Zvicër të paktën për një vit. Dhe Zvicra duhet të jetë vendbanimi juaj kryesor. Nëse shkurorëzoheni, statusi juaj i qëndrimit mund të ndryshojë. Ndoshta pas divorcimit nuk lejoheni më të jetoni në Zvicër. Ju aktualisht jeni në një procedurë për të marrë nënshtetësinë? Atëherë mundet që ju pas shkurorëzimit nuk mund të bëheni më një zvicerane ose një zviceran.

A lejoheni pas shkurorëzimit të qëndroni në Zvicër? Më mirë pyesni në një qendër këshillues për martesën dhe familjen ose një këshillimore juridike. Nëse jeni viktimë e dhunës familjare, vlejnë rregulla të posaҫme.