Pikëtakimet
Ka oferta të shumta për nëna dha baballarë. Këtu mund të bisedoni me prindër të tjerë ose të bëni aktivitete me fëmijën tuaj.
- Grupet e zvarritjes (Krabbelgruppen) janë për foshnja dhe fëmijë të vegjël deri në 2 vjeç. Këtu mund të njiheni me prindër të tjerë.
- Gjimnastika prindër-fëmijë (gjimnastika nënë-fëmijë, gjimnastika baba-fëmijë ose gjimnastika prindër-fëmijë) është për prindër me fëmijë të vegjël. Ata mund të luajnë së bashku, të lëvizin dhe të kënaqen. Shumica e komunave ofron këtë lloj gjimnastike.
- Pikat e takimit në lagje (Quartiertreffpunkte) kanë ngjarje të ndryshme për prindër dhe fëmijë..
- Bibliotekat dhe ludotekat kanë oferta për fëmijë të vegjël dhe të mëdhenj dhe për prindërit e tyre.
Link
Kantoni Basel-Stadt / Oferta sporti dhe lëvizjeje për fëmijë të moshës parashkollore (DE)
Kantoni Basel-Stadt / Oferta për prindër me sfond migrimi (DE)
Kantoni Basel-Stadt / Më shumë informacione për bibliotekat dhe ludotekat (DE)
Quartiertreffpunkte / Ngjarje për prindër me beba dhe fëmijë të vegjël (DE)
Gemeinde Riehen / Oferta për familjet dhe fëmijët (DE)