Konfliktet

Ju keni konflikte dhe grindje në partneritet apo familje? Atëherë ju ndihmojnë qendra të ndryshme këshilluese. Dhuna në familje apo midis bashkëshortëve është e ndaluar. Në faqen "Hallo Basel-Stadt" ka një kapitull të veçantë rreth ***dhunës në familje***. Atje gjeni më shumë informacione rreth kësaj teme.

Konfliktet në marrdhënie të partnerëve

Kur keni probleme në marrëdhënien tuaj si partnerë, ju mund të merrni ndihmë nga profesionistët (këshillim për martesën, Eheberatung). Ka këshillimore të posaçme, që kërkojnë bashkë me ju të gjeni zgjidhje. Biseda e parë zakonisht është falas apo ju duhet të paguani më pak për të.

Konfliktet në familje

Kur keni fëmijë, mund të ndodhin nganjëherë situata të vështira. Për ju si prindër dhe për fëmijët tuaj kjo është e rëndë. Bëni mirë të merrni ndihmë, kur nuk dini më si t`ia bëni tutje.

Ndihmë për prindërit:

  • Te këshillimorja për familje (Familienberatungsstelle) merrni një këshillim personal.
  • Kur keni pyetje për edukimin ose jeni të shqetësuar për fëmijët tuaj, mund t'i drejtoheni numrit urgjent për prindër. Këtu merrni një këshillim në telefon nga specialistët në numrin 0848 35 45 55 (Ju paguani tarifën normale të telefonit fiks) ose me e-mail.

Për fëmijë dhe adoleshentë:

  • Fëmijët dhe adoleshentët mund të marrin numrit urgjent për fëmijë në telefon, mund të shkruajnë një e-mail apo SMS ose të komunikojnë me chat. Telefon: 147 (thirrja është falas).

Dhuna në familje

Dhuna në familje është një delikt zyrtar dhe e ndaluar. Kush ushtron dhunë, e bënë veten të dënueshëm. Çdo lloj dhune është i ndaluar. Askush nuk lejohet të ushtrojë dhunë kundrejt personave të tjerë në familje.: as kundrejt bashkëshortes, bashkëshortit ose kundrejt fëmijëve. Nëse zyrtarët marrin informacione për dhunë në familje, ata janë të obliguar të aktivizohen.

Ju përjetoni dhunë në familjen tuaj? Ka oferta, se ku mund të gjeni përkrahje. Ofertat janë falas dhe mbahen sekret.

  • Frauenhaus / Väterhaus: Kur gra apo burra përjetojnë dhunë, ata mund të shkojnë për një farë kohe në strehimore për gra ose në strehimore për baballarë. Ata mund të kërkojnë atje mbrojtje bashkë me fëmijët e tyre. Gratë mund të marrin strehimoren e grave ditë e natë në telefon. Numri: 061 681 66 33.
  • Numri urgjent për fëmijë: Fëmijë dhe adoleshentë mund të thirrin numrin urgjent për fëmijë. Thirrja është falas. Telefon: 147.
  • Ju ndiheni të kërcënuar nga një person në familjen tuaj? Atëherë thirrni policinë. Telefoni: 117. Policia mund ta urdhërojë autorin apo autoren të largohet për një kohë më të gjatë nga banesa apo shtëpia. Pastaj autori apo autorja nuk lejohet të shkelë banesën apo shtëpinë.

Në portalin "Hallo Basel-Stadt" ka një kapitull të veçantë për dhunën në familje. Atje gjeni më shumë informacione për këtë temë.