Sistemi politik

Fuqia politike në Zvicër ndahet në tri rrafshe. Konfederata, kantonet (shtetet anëtare) dhe komunat. Zviceranet dhe zviceranët mundet të votojnë për tema politike.

Federalizmi

Të 26 kantonet dhe mbi 2000 komunat kanë një pavarësi të madhe politike, flitet për "federalizëm" Çdo kanton dhe çdo komunë ka një strukturë të vet shtetërore. Kantoni Basel-Stadt ka një kushtetutë dhe një qeveri të veten, një parlament dhe gjykata. Komunat dhe kantonet janë përgjegjëse për shumë detyra shtetërore. Prandaj për shembull sistemi shkollor është rregulluar ndryshe nga kantoni në kanton. Ligjet federale vlejnë për gjithë Zvicrën. Kantonet i kanë gjithashtu ligjet e veta, që vlejnë vetëm për zonën kantonale. Edhe komunat mund t`i vënë rregullat e veta. Me qëllim që ata të përballojnë detyrat, konfederata, kantonet dhe komunat ngrejë tatime.

Ndarja e pushteteve

Pushteti politik nuk duhet të përqendrohet në pak persona ose organe. Prandaj pushteti i shtetit është shpërndarë në Zvicër dhe në kantonet në tri pushtete të pavarura: Legjislativ (pushteti legjislativ), Ekzekutiv (pushteti ekzekutiv) dhe Juridik (pushteti juridik). Në kantonin Basel-Stadt zyrat vijuese i marrin këto detyra:

  • Legjislativ: Këshilli i madh (Grosser Rat) (100 anëtarë, të zgjedhur nga populli çdo katër vjet)
  • Ekzekutiv: Këshilli qeverisës (Regierungsrat) (7 anëtarë, të zgjedhur nga populli çdo katër vjet)
  • Juridik: Gjykata të ndryshme (Gerichte) në rrafshin kantonal

Në Basel-Stadt ka një veçori: Parlamenti, qeveria dhe gjykatat e kantonit Basel-Stadt njëkohësisht janë kompetent për komunën e qytetit Basel. Të dyja komunat Riehen dhe Betingen kanë gjithashtu një legjislativ (këshilli i banorëve, Einwohnerrat) dhe një ekzekutiv (këshilli komunal, Gemeinderat).

Në rrafshin e konfederatës, legjislativi i ka dy dhoma: këshilli nacional dhe këshilli shtetëror (Nationalrat und Ständerat). Qeveria nacionale (7 anëtarë) quhet këshilli konfederativ (Bundesrat). Edhe në rrafshin nacional ekzistojnë gjykata të ndryshme. Vendimet e gjykatave kantonale për shembull mund të dërgohen në gjykatën e konfederatës si instancë më të lartë.

Të drejtat demokratike

Zviceranet dhe zviceranët mund të hedhin votën e tyre dhe të zgjedhin. Ata zgjedhin komisione politike në rrafshin e konfederatës si dhe në komunën dhe në kantonin e tyre. Ata vetë edhe mund të kandidojnë. Ka gjithashtu referendume për çështje politike. Këtu qytetaret dhe qytetarët mund të vendosin në komunë, në kanton dhe në rrafshin e konfederatës (demokracia direkte). Qytetaret dhe qytetarët mund të kërkojnë edhe një referendum për sugjerimet e veta. Për këtë qëllim ata duhet të nisin një iniciativë popullore. Të huajat dhe të huajt, që jetojnë në kantonin Basel-Stadt, nuk lejohen të hedhin votën e tyre dhe të zgjedhin. Sado ata mund t'u drejtohen zyrtarëve me një peticion, nëse kanë një kërkesë politike. Gjithashtu ata mund të angazhohen nëpër komisione, lidhje interesash ose shoqata.

Të drejtat themelore

Në kushtetutën konfederative (Bundesverfassung) janë të shkruara të drejtat themelore më të larta në Zvicër. Një pjesë e rëndësishme e kushtetutës konfederative janë të drejtat themelore, të cilat bazohen në konventën evropiane për të drejtat e njeriut (KEDN). Ato mbrojnë ekzistencën e njeriut, për shembull e drejta për jetë ose e drejta për ndihmë në situata emergjente. Dhe mbrojnë individin nga dhuna shtetërore apo nga grupet kundrejt shumicës. Ato duhet të garantojnë, që askush të mos diskriminojë persona të tjerë për shkak të vendit të ardhjes, racës, besimit, gjinisë apo orientimit seksual. Njerëz, që vuajnë prej diskriminimit racor, mund të marrin në kantonin Basel-Stadt mbështetje dhe këshillim falas. Në Zvicër mbretërojnë liria e besimit, liria e mendimit dhe liria e shtypit.