Kantoni Basel-Stadt u themelua në 1833. Sado, ai ka një histori të gjatë dhe tërheqëse. Tashme në Epokën e mesme të Gurit para rreth 130,000 vitesh kishte një ngulim këtu. Nga që Basel kishte një vendndodhje strategjike, në vitin 30 para Krishtit romakët stacionuan ushtrinë e tyre në kodrën e katedrales. Në po atë vend ndodhet sot katedralja e Baselit. Më përpara katedralja ishte një kishë peshkopësh dhe u shugurua në vitin 1019. Për këtë arsye në stemën e Baselit shihet shkopi i Baselit: Ai paraqet kërrabën e peshkopit.
1460 u themelua universiteti Basel. Baseli u bë një qendër i shtypit dhe i humanizmit. Në mes të shekullit 16, shumë migrante dhe migrantë arratisen nga Italia veriore dhe Franca për këtu. Ata sollën me vete endjen e mëndafshit dhe ngjyrosjen e mëndafshit për në Basel. Prej këtyre u krijuan koncernet e sotme të farmakologjisë dhe të kimisë. 1833 Basel-Stadt dhe Basel-Landschaft u ndanë pas konflikteve luftarake. Sot kantoni Basel-Stadt është një qendër për kulturën, tregtinë dhe ekonominë me theksin në Life Sciences.