Kultura

Në Basel-Stadt ka shumë ngjarje kulturore. Nëse nuk keni shumë para, ka mundësi të ndryshme për të shfrytëzuar oferta falas ose me zbritje.

Muze / ekspozita

Gati dyzet muze ofrojnë ekspozita dhe ngjarje. Gjithashtu mund të vizitoni shumë galeri të vogla dhe ambiente alternative të artit. Edhe në vende publike mund të zbulohen shumë vepra arti.

Muzikë / vallëzim / teatër / literaturë

Në kantonin Basel-Stadt ka shumë ngjarje kulturore. Në teatrin e Bazelit mund të shijoni operë, dramë dhe balet, në Kaserne muzikë vallëzim ose teatër bashkëkohor. Ka edhe vende më të vogla si Vorstadttheater ose Sommercasino. Verës mund të vizitoni shumë shfaqje dhe festivale jashtë. Disa nga ngjarjet janë falas.

Arkitekturë

Në Bazel dhe përreth mund të zbuloni shumë arkitekturë moderne. Në për shembull Riehen ekziston Fondation Beyeler i arkitektit Renzo Piano. Në qendrën e Bazelit ekziston ndërtesa e re e muzeut Kunstmuseum Basel nga Christ & Gantenbein ose zgjerimi i Stadtcasino Basel nga Herzog & de Meuron.

Oferta falas dhe me zbritje

Shumë muze dhe vende ngjarjesh kanë oferta të posaçme. Atëherë ju paguani për shembull më pak në kohë të caktuara ose hyni falas. Për persona të caktuara hyrja shpesh është me zbritje ose falas. Ka gjithashtu në vende publike ekspozita ose festivale falas. Shumë shoqata (Vereine) dhe organizata në fushën e migracionit kanë oferta kulturore. Me "KulturLegi", pasaportën familjare (Familienpass) ose colorkey shumë oferta janë me zbritje. Ju nuk keni dëshirë të shkoni vetëm në muze ose në një ngjarje? Ka oferta të ndryshme për grupe ose në tandem. "Tandem" do të thotë: Ju shkoni në ngjarje bashkë me një person tjetër.