Koha e lirë

Në kantonin Basel-Stadt ka mundësi të shumta atraktive për ta kaluar kohën e lirë. Një domethënie të madhe kanë shoqatat. Këto ju keni mundësi të njiheni me njerëz të tjerë dhe të bëni diçka bashkë.

Shoqatat

Shumë banore dhe banorë të Bazelit janë anëtarë në një shoqatë (Verein). Ka shoqata për interesat më të ndryshme, për shembull shoqata sporti ose kulture. Nëse anëtarësoheni në një shoqatë, keni mundësi të njiheni me njerëz të tjerë. Shumica e shoqatave janë të hapura për të gjithë personat.

Ofertat për të rinjtë

Të rinjtë mund të shfrytëzojnë në kohën e tyre të lirë shumë oferta, ku arta mund të njihen me bashkëmoshatarët. Ata mund të marrin pjesë në një projekt dhe mund të hedhin idetë e veta. Ka specialistë, që kujdesen për të rinjtë dhe që i shoqërojnë (Jugendarbeit). Zakonisht ofertat janë falas.

Ekskursione dhe kultura

Në kantonin Basel-Stadt ju mund të bëni shumë ekskursione dhe mund të vizitoni ngjarje kulturore. Shumë njerëz notojnë verës në lumin e Rinit ose bëjnë pikniqe në një park. Familjet me dëshirë shkojnë në kopshtin zoologjik të Bazelit. Në zonën përreth ka shtigje të bukura për ecje dhe itinerare për biçikleta. Me tren mund të arrini shpejt në qytete si Freiburg im Breisgau ose Strassburg. Tek zyra Basel Tourismus ju merrni informacione, se ç' ekskursione mund të bëni dhe ç' ngjarje mund të vizitoni.

Pika takimi nëpër lagje

Pika takimi nëpër lagje (Quartiertreffpunkte) janë të hapur për të gjithë njerëzit. Ata kanë oferta për familjet, të moshuarit dhe për personat, që akoma flasin vetëm pak gjermanisht. Disa pika takimi janë qendra familjesh. Këtu ka takime të hapura për nëna dhe baballarë me fëmijët e tyre. Pikat e takimit nëpër lagje ju këshillojnë dhe përkrahin në jetën e përditshme. Në pikën e takimit nëpër lagje, ju mund të merrni ambiente me qira për festa familjare dhe ngjarje të tjera.

Puna vullnetare

Me punën vullnetare (Freiwilligenarbeit) ju ndihmoni të bashkëqytetarët tuaj dhe mjedisit. "Vullnetar" do të thotë, që ju nuk merrni rrogë për këtë punë. Në Zvicër, vullnetarët marrin përsipër shumë detyra, posaçrisht nëpër shoqata. Ju interesoheni për punën vullnetare? Ju mund të kontribuoni në një shoqatë për shumë tema, për shëmbull për kulturën, sportin, çështje sociale, arsimin, mbrojtjen e kafshëve, të mjedisit ose për shëndetin.

Këtu merrni informacione për punën vullnetare dhe për mundësi angazhimi:

  • Zyra e specializuar për punën vullnetare GGG Benevol
  • Kryqi i Kuq zviceran në Basel-Stadt (SRK)
  • Caritas i të dyja Bazelve

Informacione për projekte në fushën e azilit dhe për refugjatët:

  • Zyra koordinimi për punën vullnetare në fushën e azilit (KOFF)
  • Ndihma zvicerane për refugjatët

Zbritje për ngjarje sporti, kulture dhe arsimi

Letërnjoftimi "Kulturlegi" është për njerëzit me pak para. Kur ju keni një KulturLegi, ju paguani më pak për ngjarje në fushën e sportit, të kulturës dhe të arsimit. Ju mund të bëni kërkesën për KulturLegi në Caritas. Caritasi jep informacione rreth kësaj dhe shqyrton, nëse ju mund të merrni KulturLegi. Gjithashtu ekziston pasaporta familjare (Familienpass) dhe pasaporta familjare plus (FamilienpassPlus). Pasaportat janë për familjet, që jetojnë në Zvicrën veriperëndimore. Për fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë ka veç këtyre shumë zbritje dhe oferta falas, si për shembull "colourkey" ose pasaportën e pushimeve (Ferienpass). Me KulturLegi, pasaportë familjare ose colorkey ka zbritje për shumë oferta. Informacione të tjera rreth kësaj teme gjeni në internet.