Feja dhe shteti
Zvicra tradicionalisht është e karakterizuar nga feja e krishterë. Kantonet përcaktojnë marrëdhëniet midis fesë dhe shtetit. Si shumica e kantoneve gjermano-zvicerane, kantoni Basel-Stadt pranon disa shoqëri fetare si institucione publiko-juridike. Kjo do të thotë, që shteti atyre iu bart disa të drejta. Për shembull ata mund të marrin tatime prej pjesëtareve të tyre. Këto shoqëri fetare janë të pranuara në kantonin Basel-Stadt si institucione publiko-juridike: kisha ungjillore e reformuar, kisha romako-katolike, kisha kristjano-katolike si dhe bashkësia Izraelite. Disa komunitete të tjera janë të pranuara nga kantoni. Ata organizohen sipas të drejtës private.