Ofertat për integrim

Në shkollë, shkollim profesional dhe punë mund të integroheni më së miri. Por ndoshta ende nuk keni një punë ose shkollim profesional. Dhe edhe nuk shkoni në shkollë. Atëherë mund të shfrytëzoni oferta të ndryshme për integrim.

Ofertat specifike

Ka shumë oferta posaçërisht për këta njerëz, që sapo janë shpërngulur në Basel. Për shembull biseda në grup, oferta për kohën e lirë, ligjërata ose kurse. Ofertat ju ndihmojnë, që të ambientoheni dhe të njiheni me njerëz të tjerë. Zyra e konsultimit "GGG Migration" ju informon, se çfarë ofertash ekzistojnë.

Kantoni dhe lagjet organizojnë ngjarje për të mirëpritur banoret e reja dhe banorët e rinj. Këtu gjeni informacione të rëndësishme për të marrë një përshtypje të parë.

Shoqatat

Shumë zvicerane dhe zviceranë janë anëtarë në një shoqatë (Verein). Ka shoqata për interesa më të ndryshme, për shembull shoqata sporti ose kulture. Nëse anëtarësoheni në një shoqatë, ju mund të njiheni me njerëz të tjerë. Shumica e shoqatave është e hapur për të gjithë personat.

Organizatat e Migrimit (DE)

Ka edhe shoqata të migranteve dhe migrantëve. Anëtarët e shoqatave shpesh flasin të njëjtën gjuhë, vijnë nga i njëjti vend ose kanë të njëjtën fe. Këto shoqata shpesh kanë oferta për njerëz, që vijnë për herë të parë në Zvicër dhe në kanton Basel-Stadt. Ata mund të ju përkrahin gjatë integrimit.

Ofertat për të rinj

Të rinjtë mund të shfrytëzojnë në kohën e tyre të lirë shumë oferta, ku ata mund të njihen me bashkëmoshatarët. Ata mund të marrin pjesë në një projekt dhe mund të hedhin idetë e veta. Ka specialistë, që kujdesen për të rinjtë dhe që i shoqërojnë (Jugendarbeit). Zakonisht ofertat janë falas.

Pika takimi nëpër lagje

Pika takimi nëpër lagje (Quartiertreffpunkte) janë të hapura për të gjithë njerëzit. Ata kanë oferta për familjet, të moshuarit dhe për personat, që akoma flasin vetëm pak gjermanisht. Disa pika takimi janë qendra familjesh. Këtu ka takime të hapura për nëna dhe baballarë me fëmijët e tyre. Pikat e takimit nëpër lagje ju këshillojnë dhe përkrahin në jetën e përditshme. Në pikën e takimit nëpër lagje, ju mund të merrni ambiente me qira për festa familjare dhe ngjarje të tjera.