Ofertat
Ka kurse të ndryshme gjermanishte. Për shembull:
- Kur keni fëmijë të vegjël, ju ndiqni një kurs me kujdestari fëmijësh.
- Ndoshta akoma nuk i njihni shkronjat latine ose keni probleme me leximin dhe shkrimin. Atëherë ju ndiqni një kurs alfabetizimi (Alphabetisierungskurs).
Këtu mund të informoheni, se ç' kurse ekzistojnë dhe sa kushtojnë kurset:
- Zyra e specializuar e arsimimit të të rriturve (Fachstelle Erwachsenenbildung)
- GGG Migration