Integrimi

Kur jetoni në kantonin Basel-Stadt, keni të drejta të caktuara. Nuk ka rëndësi, a jeni burrë apo grua, nga vini, ç' gjuhë flisni, ç' besim keni ose ç' aftësi të kufizuara. Njëkohësisht duhet t'i zbatoni ligjet. Gjithashtu ka rëndësi, që ju të kujdeseni për veten nga ana ekonomike dhe që të mësoni gjermanisht. Këtu gjeni informacione për këtë temë.

Parimet themelore më të rëndësishme

Kur jetoni në Zvicër, ju duhet t`i përmbaheni kushtetutës së konfederatës dhe ligjeve. Kjo do të thotë për shembull: Të gjithë njerëzit janë të respektueshme me njëri-tjetrin. Të gjithë njerëzit trajtohen njëlloj, askush nuk diskriminohet. Nëse jetoni në Basel, ju duhet të mësoni gjermanisht. Veç kësaj, ju duhet përkujdeseni për vetën në anën financiare.

Mirëpo integrimi funksionon vetëm, nëse të gjithë japin kontributin. Banoret dhe banorët e Bazelit duhet të jenë të hapur kundrejt jush. Ata duhet t'ju informojnë dhe duhet t'ju përkrahin.

Përgjegjësia individuale

Ju keni ardhur tani me shtëpi në Basel? Konfederata, kantonet dhe komunat kujdesen, që ju merrni një qasje të drejtë për jetën ekonomike, sociale dhe kulturore. Por ju duhet të kujdeseni edhe vetë, që ju të integroheni. Ne presim nga ju, që ju i shfrytëzoni ofertat e integrimit.

Pjesëmarrja në jetën shoqërore

Kështu mund të integroheni: Nëpër shoqatat mund të njiheni shumë mirë me njerëz të rinj. Ose ju shkoni në festa dhe organizime të lagjes suaj.

Ndoshta në fillim kjo duket pak e vështirë. Disa persona nuk janë të hapur kundrejt njerëzve prej vendeve të huaja. Por pas një farë kohe shumica e njerëzve humbet rezervimin e vet. Pra mos u dorëzoni.

Njoftime / mbështetje

Ju keni ardhur tani me shtëpi në Basel dhe keni nevojë për ndihmë dhe informacione? Në Basel-Stadt ka zyra të ndryshme, të cilave mund t'u drejtoheni. Tek zyrat e kantonit Basel-Stadt dhe të komunës suaj të banimit merrni informacione. Por ka gjithashtu edhe pika kontaktimi posaçërisht për migrantet dhe migrantët.

Informacione për jetën në Zvicër dhe për tema të tjera:

  • GGG Migration

Informacione për të drejtën e azilit dhe për të drejtën e të huajve:

  • Beratungsstelle für Asylsuchende BAS
  • Freiplatzaktion

Ju nuk flisni ende gjermanisht? Atëherë mund të sillni dike, që përkthen për ju. Apo ju mund të kërkoni një përkthyese apo përkthyes.