Gjuha standarde gjermane / gjermanishtja zvicerane
Zvicra ka katër gjuhë vendore: gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe retroromanisht. Në kantonin Basel-Stadt gjuha gjermane është gjuha zyrtare. Ka gjuhën letrare gjermane (Hochdeutsch) dhe gjermanishten zvicerane (Schweizerdeutsch).
- Gjermanishtja standarde (Standarddeutsch)
Njerëzit në pjesën gjermane të Zvicrës shkruajnë në gjermanishten standarde. Dhe ata flasin gjermanishten standarde në shkollë dhe pjesërisht ë radio dhe në televizor. - Gjermanishtja zvicerane (Schweizerdeutsch)
Gjermanishtja zvicerane është një dialekt i gjuhës gjermane. Njerëzit flasin në jetën e përditshme më shumë gjermanishten zvicerane. Ndoshta gjermanishten zvicerane e keni të vështirë të kuptoni, edhe kur tashme flisni mirë gjermanisht. Ju nuk kuptoni diçka? Atëherë mund të lutni njerëzit me gjithë dëshirë, që ata të flasin gjermanishten standarde me ju. Nuk është nevoja që ju vetë të flisni gjermanishten zvicerane. Por është e rëndësishme që ta kuptoni pas një farë kohe.