Këshillimoret

Ekzistojnë këshillimore të ndryshme në kantonin Basel-Stadt. Disa zyra ju këshillojnë në pyetje të përgjithshme. Zyra të tjera ju këshillojnë në tema të caktuara. Zakonisht këshillimi i parë është falas. Shpesh edhe për këshillimet në vazhdim nuk duhet të paguani. Ka disa këshillimore, që ofrojnë këshillime në disa gjuhë.

Këshillimoret e përgjithëshme

Këshillimorja qendrore për migrante dhe migrantë

  • GGG Migration
    Bashkëpunëtorët nga GGG Migration iu përgjigjen pyetjeve rreth temave të ndryshme në lidhje me jetën e përditshme në Zvicër në 14 gjuhë. Ndoshta kërkoni një kurs gjermanishteje ose një ofertë për integrim. Edhe këtu ndihmojnë bashkëpunëtorët nga GGG Migration. Këshillimet bëhen në telefon ose personalisht. Bëni mirë të pajtoheni paraprakisht për një termin. Ju nuk duhet të paguani gjë për të.

Informacione për të drejtën e azilit dhe të drejtën për të huajt:

  • Beratungsstelle BAS
  • Freiplatzaktion

Këshillimore të tjera

  • Ka dhe këshillimore të tjera, ku gjeni këshillime të përgjithshme. Disa zyra ju këshillojnë edhe në një gjuhë tjetër përveç gjermanishtes.
  • Te shoqatat e migrimit gjeni informacione të përgjithshme në gjuhën tuaj.

Administrata e kantonit / administrata e komunës

Shpesh edhe autoritetet në vendbanimin tuaj mund t'ju ndihmojnë, për shembull administrata e kantonit ose e komunës. Ndoshta bashkëpunëtorët mund të japin përgjigje në pyetjet tuaja. Ose ata ju thonë, cila këshillimore mund t'ju ndihmojë. Në faqet e të internetit të autoriteteve gjeni numra telefoni, adresa e-maili, orare dhe informacione të tjera.

Këshillimoret e specializuara

Në rajonin Basel ka shumë këshillimore, të cilat ju këshillojnë për një temë të caktuar. Për shembull: mosha e tretë, puna, qëndrimi, arsimimi, bashkëshortësia/divorcimi, edukimi, familja, financat (borxhet/buxheti), shëndeti, dhuna në familje, integrimi, problemet psikike, përkujdesja për foshnje, shtatzënia, seksualiteti, varësia, pyetje sociale. Këshillimet e para zakonisht janë falas. Të dhënat për kontakt prej disa këshillimoreve në disa fusha të veçanta mund të gjinden nën "Hallo Basel-Stadt". Ose ju pyesni në zyrën e informimit dhe këshillimit GGG Migration. Bashkëpunëtorët atje flasin disa gjuhë dhe ju informojnë për oferta të përshtatshme këshillimi.

Ju nuk flisni ende mirë gjermanisht? Atëherë ndoshta ju duhet një përkthyese ose një përkthyes në këshillimore. Pyesni në këshillimore, para se shkoni atje. Disa këshillimore mund t'ju këshillojnë në gjuhë të tjera. Ose zyrat mund të gjejnë një person, që përkthen për ju. Por ndoshta ju vetë duhet të merrni dike me vete, që përkthen për ju.

Diskriminimi racor

Ju keni përjetuar diskriminim ose racizëm? Ose keni vëzhguar diskriminim ose racizëm? Ka zyra, ku mund të drejtoheni:

  • "STOPP Rassismus" është një këshillimore e kantoneve Basel-Stadt dhe Basel-Landschaft. Këshillimi është falas dhe mbahet sekret. Ju mund të merrni në telefon, vini personalisht ose këshilloheni onlajn.
  • "Netzwerk Antirassismus" ju përkrah, kur keni përjetuar racizëm ose diskriminim.
  • "Stiftung GRA" ju konsulton në raste të diskriminimit antisemit.