Përndjekja

Përndjekja është një formë dhune dhe mjaft rënduese. Është e rëndësishme të flisni për këtë problem dhe të merrni këshillime.

Çfarë është përndjekja?

Përndjekje do të thotë vëzhgimi, kontaktimi, ndjekja dhe ngacmimi i një personi në mënyrë të tepruar. Kjo bëhet kundër vullnetit të personit të përndjekur. Autorët janë shpesh persona nga ambienti përreth (ish-partneret ose ish-partnerët), por edhe të persona panjohur.

Për shembull: Dërgimi i një numri të madh mesazhesh SMS, e-mail-esh dhe mesazhesh të tjera, pritja e fshehur në vendin e punës ose në shtëpi, ngacmimi frikësues nëpërmjet telefonit, dhurata të padëshiruara, kërkim informacionesh tek të njohshmit e personit.

Përndjekja mund të ndikojë në shëndetin e viktimës si fizikisht ashtu edhe psikikisht.

Dokumentimi i dhunës

Është e rëndësishme që përndjekja të mund të dokumentohet. Mbani për shembull një ditar të veprimeve individuale të përndjekjes (p.sh. dhurata, shënime, telefonata), informoni të tjerët (fqinjët, miqtë, punëdhënësin) dhe bëni screenshote / fotografi të mesazheve (WhatsApp, Facebook, etj.).

Kërkoni mbështetje

Organizata Ndihma për viktimat (Opferhilfe) mund të jap mbështetje. Një specialist mund të sqarojë situatën ligjore dhe mbështet personin e prekur në hapat e tij të ardhshëm.

Shërbimi social (Sozialdienst) i policisë kantonale është i specializuar në përndjekje. Personat e prekur mund t'i drejtohen edhe shërbimit social.