Çfarë është martesa me detyrim?
Nëse një person martohet nën presionin e familjes dhe kundër dëshirës së vet, atëherë kjo quhet martesë me detyrim. Martesa mund të shpallet e pavlefshme. Njerëzit gjithashtu janë të lirë të zgjedhin, nëse duan të vazhdojnë martesën apo dëshirojnë të ndahen. Nëse ata e vazhdojnë martesën kundër dëshirës së tyre, kjo quhet martesë me detyrim.
Shembuj të detyrimit janë: Kërcënimet, shantazhet, presionet psikike apo dhuna fizike.
Lidhje martesash me detyrim dhe martesa të detyruara janë të ndaluara në Zvicër.