Këto zyra ju ndihmojnë

Dhuna në familje (Häusliche Gewalt) është dhunë në familje dhe partneritet. Është e rëndësishme të kërkoni ndihmë, nëse po përjetoni dhunë në familje. Zyra të ndryshme informojnë, këshillojnë dhe japin mbështetje. Zakonisht janë konfidenciale dhe shpesh falas dhe me përkthim në rast nevoje. Zyrat në vijim do të ju vinë në ndihmë.

Në rast emergjence

Këtu ka më shumë informacione për ndihma në raste emergjente:

  • Policia: 112 / Ambulanca: 144
  • Mbrojtje, këshillim dhe strehim për gra me dhe pa fëmijë: Strehimorja e grave e të dy Bazelve (24/7), 061 681 66 33, www.frauenhaus-basel.ch
  • Mbrojtje, këshillim dhe strehim për gra me dhe pa fëmijë: Banim për gra dhe fëmijë (24/7), 061 302 85 15, https://wohnen-frauen-kinder.heilsarmee.ch (DE)
  • Ndihmë mjekësore për gra: Klinika e grave Spitali universitar Emergjencat (24/7), 061 328 75 00, www.unispital-basel.ch/frauenklinik (DE)
  • Ndihmë mjekësore për foshnja, fëmijë dhe adoleshentë: Spitali universitar i pediatrisë i të dy Bazeleve Emergjencat (24/7), 061 704 12 12, www.ukbb.ch (DE)
  • Ndihmë mjekësore: Spitali universitar Qendra e emergjencave (24/7), 061 265 25 25, www.unispital-basel.ch/notfallzentrum (DE)
  • Ndërhyrje në kriza, ndihmë në probleme psikike: Klinikat universitare Psikiatrike Basel Emergjencat (24/7), 061 325 51 00, www.upk.ch (DE)

Këshillim

Konfidenciale dhe falas. E disponueshme me përkthim.

  • Këshillim, shoqërim dhe përkrahje financiare për gra, burra, fëmijë dhe adoleshentë: Organizata Ndihma për viktimat e të dy Bazeleve, 061 205 09 10, www.opferhilfe-beiderbasel.ch
  • Ndërhyrje në kriza dhe këshillim: Shërbimi social i policisë kantonale (Zyra profesionale për dhunë në familje i policisë kantonale), 061 267 70 38
  • Këshillim në probleme alkooli dhe varësie: Departamenti i shëndetësisë Dega varësi, 061 267 89 00, www.bs.ch/gd/sucht (DE)
  • Këshillim në probleme varësie në gjuhë të ndryshme: Zyra multikulturore e këshillimit në probleme varësie MUSUB, 061 273 83 05, www.mituns.ch (DE)
  • Këshillim anonim (me telefon, Chat dhe e-mail): Dora e zgjatur (24/7), 143, www.143.ch (DE)
  • Ndihmë dhe këshillim për prindër, familje dhe persona referues: Numri emergjent për prindër (24/7), 0848 35 45 55 (tarifa e telefonit fiks), www.elternnotruf.ch (DE)
  • Këshillim për burra, që kërkojnë këshilla: Zyra e burrave rajoni Basel, 061 691 02 02, www.mbrb.ch (DE) Çmimi për këshillimin orientohet në mundësitë financiare të personave, që kërkojnë këshilla.

Fëmijët dhe të rinjtë

Fëmijë dhe të rinj me situata të vështira familjare mund t'i drejtohen këshillimores Pro Juventute ditë e natë për të biseduar. Me telefon, chat, mesazh ose e-mail.

  • Këshillim anonim për fëmijë dhe adoleshentë
    (me telefon, chat, SMS ose e-mail): Pro Juventute: Këshillim konfidencial dhe falas 24h/7, tel. 147, www.147.ch

Ndihma mjekësore dhe sigurimi i gjurmëve

Në rastin e dhunës fizike dhe të seksualizuar vlen rekomandimi, që personi i cenuar të ekzaminohet sa më parë nga një mjeke ose mjek. Ekzaminimi është konfidencial. Policia informohet vetëm atëherë, kur personi i plagosur e dëshiron.

Spitali universitar Basel është specializuar në plagosje dhe sigurim gjurmësh pas dhunës fizike dhe të seksualizuar. Kush merr trajtim diku tjetër, bën mirë t'i lutet personelit mjekësor që t'i dokumentojë saktësisht gjurmët e dhunës.

Këshillim për persona të dhunshëm

Konfidenciale. E disponueshme me përkthim.

  • Këshillim në raste të ushtrimit të dhunës në familje: Këshillim në konflikte me dhunë në familje, 061 267 00 26, www.bdm.bs.ch (DE)
  • Këshillim për burra, që kërkojnë këshilla: Zyra e burrave rajoni Basel, 061 691 02 02, www.mbrb.ch (DE) Çmimi për këshillimin orientohet në mundësitë financiare të personave, që kërkojnë këshilla.