Fëmijët

Fëmijët, që përjetojnë dhunë në shtëpi, kanë nevojë për ndihmë.

Dhuna në familje sjell pasoja për fëmijët

Kur fëmijët përjetojnë në shtëpi dhunë familjare, kjo ndikon negativisht në zhvillimin e tyre. Kjo edhe atëherë, kur dhuna nuk u drejtohet drejtpërsëdrejti fëmijëve.

Disa fëmijë vuajnë në heshtje, të tjerët shfaqin simptoma të ndryshme. Për shembull: Vështirësi në shkollë, urinim në shtrat, dhimbje koke, çrregullime të të ngrënit ose të gjumit, probleme në marrëdhëniet me fëmijët e tjerë ose të qenit agresiv.

Këto zyra i mbështesin fëmijët

Organizata Ndihma e viktimave (Opferhilfe) këshillon fëmijët dhe adoleshentët, kur përjetojnë dhunë në familje. Këtu mund të gjeni më shumë informacione për organizatën Ndihma e viktimave.

Shërbimi për fëmijë dhe adoleshentë KJD (Kinder- und Jugenddienst KJD) të departamentit të edukimit i mbështet fëmijët dhe adoleshentët në zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Fëmijët dhe adoleshentët mund të gjejnë ndihmë atje, për shembull në raste konfliktesh familjare.

Çfarë mund të bëjnë fëmijët?

Për fëmijët, që përjetojnë dhunë në shtëpi, është e rëndësishme të flasin për këtë problem me dikë jashtë familjes. Për shembull: Mësuesit, punonjësit socialë të shkollës, prindërit e miqve ose fqinjët.

Në këshillimoren Pro Juventute mund të telefonosh ditë e natë. Specialisti nuk i tregon askujt për bisedën. Ai të dëgjon dhe të mbështet në gjetjen e zgjidhjeve. Telefonata në Pro Juventute është falas. Nuk është e nevojshme të tregosh emrin. Pro Juventute mund ta kontaktosh edhe nëpërmjet SMS, chat ose e-mail.