Taksat për radio dhe televizor
Parimisht të gjitha njësitë shtëpiake në Zvicër duhet të paguajnë tarifa për radio dhe televizion (Radio- und Fernsehgebühren), që janë të pavarura nga pajisja. Me këto tarifa të përcaktuara me ligj mbështeten programet e stacioneve radiofonike dhe televizive sipas së drejtës publike (SRG SSR) si edhe stacione private. Përgjegjëse për mbledhjen e tarifave është firma Serafe. Tarifa duhet të paguhet çdo vit. Personat që marrin pagesa shtesë nga shteti, mund të lirohen nga taksa.