Të hyjsh në kontakt
Në disa godina apo lagje fqinjat dhe fqinjët kanë kontakt të ngushtë me njëri tjetrin (me festa etj.). Në vende të tjera kjo është më pak e zakonshme. Kush vendoset këtu me shtëpi, mund të prezantohet me patjetër personalisht, kjo është goxha e përhapur në kantonin e Basel-Stadt. Nëse fqinjët nuk duan kontakt, nuk do të thotë, që kjo ka të bëjë me qiramarrëset apo qiramarrësit e rinj. Prandaj thjesht duhet të përqendroheni në një miqësi të banimit pranë njëri-tjetrit. Ka mundësi të tjera për të rënë në kontakt me banorët lokal, p.sh. në shoqata.